Celebrities Horoskopi Live From Tirana

Parashikimi për shenjat e Ujit për muajin qershor nga astrologia Meri Gjini!

Sot në emisionin “Live From Tirana” ishte e ftuar në studio astrologia e njohur Meri Gjini. Ajo foli për parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin qershor 2022. Si do të jetë ky muaj për shenjat e zodiakut dhe specifikisht shenjat e Zjarrit? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Vijojmë me shenjat e Ujit:

Akrepi

Muaji që do të jenë më të qartë dhe më të lehtësuar nga stresi që kanë mbajtur. E sigurt që ka një vendimarrje ose në drejtim të punës ose në drejtim të karrierës, ose që shoqërohet me përmirësim të lekut nga një punë shtesë ose nga lëvizjet bankare. Është një muaj i mirë dhe u shkon shumë Venusi përballë tyre pavarësisht se mund të çorientojnë njerëzit që kanë përballë por e sigurt që do të kenë emocione të forta.

Gaforrja

Karakteristike këtë muaj është mënyra se si do të ndihen në drejtim të kërkimeve apo se çfarë kërkojnë nga vera. Unë rekomandoj të gjejnë hapësira për arratisje, nevoja për t’u kërkuar, për t’u zhvilluar do të jetë shumë e madhe sidomos me Hënën e re që ndodh në fundin e muajit. Kështu që edhe për ata që do të kenë një ritëm më të tejzgjatur nga ngarkesat e punës, duket sikur nevoja për të prodhuar e për të pasur më shumë lekë është shumë e madhe. Keqkuptimet apo debatet që kanë pasur në çift do të zgjidhen nga data 3 deri më 11 Qershor e sidomos data 10 do t’i gjejë në maksimumin e romancës i cili ka munguar në muajin maj. Do të ndihen më social. Pak kujdes me më të rriturit e shtëpisë.

Peshqit

Janë me stresin e ekonomisë, por nuk u shkon analiza ekonimike sepse nuk u mungon kurrë optimizmi. Do të kenë një shije të mirë pas datës 3 Qershor. Studentet e kësaj shenje do të shkëlqejnë, kanë një fazë të mirë në lidhje me zgjuarsinë e tyre dhe kreativët do të jenë në qendër të vëmëndjes me vlerësimin maksimal. Larg po shumë larg abuzimeve të ndryshme deri në datën 12 Qershor sepse ky Uran bën që t’i bëjmë keq vetes. Të gëzohen sa më shumë sepse pjesa fëminore nuk u mungon kurrë.