Celebrities Gossip Showbiz

Paris Hilton ka disa fjalë për të thënë në lidhje me të gjithë dramën e jetës së Britney Spears!

Trashëgimtarja e famshme Paris Hilton së fundmi është tronditur dhe ka reaguar në lidhje më të gjithë dramën e jetës së shoqes së ngushtë, Britney Spears, ku i ati i saj më në fund vendosi të ndërpresë kujdestarinë 13-vjeçare të vajzës së tij.

Në podcastin e saj “This is Paris”, 40-vjeçarja u shpreh se:

Kjo është një kthesë kaq e papritur. Unë nuk mendoja se dikush e priste këtë, por është thjesht e mahnitshme të dëgjosh, të dish se Britney është një hap më afër për të pasur lirinë e saj, të cilën ajo e meriton aq shumë.

Hilton gjithashtu publikoi një foto me Spears në rrjetin e saj social Instagram nga koha para kujdestarisë ku çdo gjë shkonte shumë mirë në jetën e këngëtares.

Në mbishkrimin e fotos bukuroshja shkroi:

Unë jam aq e lumtur që Britney Spears është një hap më pranë lirisë së saj. Ajo është një luftëtare dhe një engjëll i vërtetë dhe meriton lumturinë e saj më shumë se gjithçka. Të gjithë ata që e bënë këtë ndaj saj duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë. 

Në episodin e saj të podcast-it, Hilton vlerësoi Britney-n që foli për veten gjatë muajve të fundit, veçanërisht gjatë dëshmisë së saj “bombë” në gjykatë. Ajo shtoi:

Është vërtet shëruese kur tregoni historinë dhe thoni të vërtetën tuaj dhe gjithashtu i bëni përgjegjës të tjerët për atë që ju kanë bërë keq.

Rikujtojmë, se mbështetja e Hilton për Britney-n dhe lëvizjen #FreeBritney nuk është lëkundur kurrë. Ndërkaq, sa i përket jetës sentimentale të Britney-t, ajo kohë më parë ka thënë se dëshiron të martohet dhe tashmë duket se kjo mund të bëhet realitet. Kjo pasi i dashuri i saj u fotografua nga paparacët teksa po shikonte disa unaza diamanti në një argjendari. I dashuri i Britney-t, Sam Asghari, është parë duke kontrolluar disa dyqane të enjten në Beverly Hills.