Celebrities

“Çlirohet” Britney Spears, babai i gatshëm t’i rikthejë kontrollin mbi pasuritë!

Një zhvillim i rëndësishëm në rastin e Britney Spears. Pas kontrollit 13-vjeçar, babai i saj, Jamie Spears paraqiti kërkesën që i jep fund kujdestarisë ligjore mbi asetet e së bijës.

Duke theksuar se dëshiron më të mirën për vajzën, në dokumentin e depozituar në gjykatë e të cituar nga mediat amerikane, Jamie Spears thekson:

Nëse Britney dëshiron t’i japë fund kujdestarisë e mendon se mund të marrë kontrollin e jetës së saj, është e drejtë që të ketë një shans.

Jamie Spears mbajti kontrollin e pasurisë së yllit të pop-it prej 2008-ës kur këngëtarja e famshme u godit nga një krizë nervore dhe u shtrua dy herë në spital. Shqetësimi për gjendjen e shëndetit të saj mendor kulmoi kur u shfaq me flokët e prerë zero.

Prej kohësh, Britney u angazhua në një betejë ligjore që babai të tërhiqej nga kontrolli i financave të saj e po ashtu nga jeta private. Me heqjen e atij që njihet si rol ligjor në “conservatorship”, Jamie nuk do të merrte më vendime për vajzën.

Në qershor, Britney foli në gjykatë duke theksuar në Superior Court të Los Anxhelesit, se nuk do t’i nënshtrohet më ekzaminimeve psikatrike e do të jetë e lirë. Këngëtarja e cila mbush 40-vjeç në fund të vitit, preku me fjalët e saj:

Dua të martohem e të kem një fëmijë tjetër. Doja të hiqja spiralen për ta mundësuar këtë por tutorët nuk më lejojnë. Meritoj të kem një jetë.