Celebrities Gossip Showbiz

Një surprizë romantike po vjen për Britney Spears nga i dashuri i saj…

Britney Spears kohë më parë ka thënë se dëshiron të martohet dhe tashmë duket se kjo mund të bëhet realitet. Kjo pasi i dashuri i saj u fotografua nga paparacët teksa po shikonte disa unaza diamanti në një argjendari.

I dashuri i Britney, Sam Asghari, është parë duke kontrolluar disa dyqane të enjten në Beverly Hills. Ashtu siç shihet edhe në imazhet e publikuara, Sam ishte duke bërë disa fotografi të unazave me telefonin  e tij.

Ky interesim i Samit ngjalli shumë reagime pozitive nga fansat, pasi Britney kishte deklaruar në gjyq në muajin qershor se e kishte martesën në mendje. Britney Spears pohoi se një motivues i madh për të dalë nga kujdestaria, ishte të ishte në gjendje të martohej dhe të kishte fëmijë, për të dyja gjërat ajo pretendoi se ajo ishte e bllokuar t’i bënte nën kontrollin e babait të saj. Britney dhe Sam kanë folur për fejesën, por ai kurrë nuk e zyrtarizoi atë me një propozim dhe tani duket se ai po e merr seriozisht në konsideratë këtë ide.

Rikujtojmë se, Britney Spears ka lavdëruar të dashurin e saj Sam Asghari me disa fjalë shumë të ndjera për mbështetjen e tij ndaj saj, duke dëshmuar më tej se ata do të jenë së bashku “‘Deri në fund të jetës.” Britney Spears po ndihet një vajzë shumë me fat për partnerin e saj.

Ndërkohë, këngëtarja ka ngritur sërish akuza ndaj të atit të saj duke thënë se ai i ka kërkuar më shumë para. Kjo akuzë vjen pas asaj të avokatëve të saj që akuzojnë Jamie Spears se ka zvarritur marrëveshjen e tij për t’u larguar si kujdestar i pasurisë së Britney-t duke bërë përpjekje zhvatjeje.