Showbiz

Paris Hilton reflekton mbi videon e seksit: “Isha nën presion, përfituan nga një 18-vjeçare”

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Paris Hilton thyen heshtjen mbi videon e seksit që ka bërë me ish të dashurin e saj Rick Salomon.

Ajo u shpreh se nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë. Ishte e dashuruar dhe thjeshtë donte të bënte partnerin e saj të lumtur.

“Të qëndroje para kamerës ishte njësoj si të të përdhunonin virtualisht” -tha ajo duke shtuar se regjistrimi i videos së seksit u bë kundër dëshirës së saj.

Trashëgimtarja e famshme shtoi se video e regjistruar në vitin 2001 kur ajo sapo ishte bërë 18-vjeçe u shit 3 vite më vonë nga Rick i cili e quajti videon “1 Natë në Paris”.

Paris Hilton përfundoi duke thënë se nuk ishte e drejtë që i gjithë publiku ta shihte atë video duke qeshur e duke u tallur me një vajzë e cila nuk e dinte se çfarë po bënte.