Historia e rrjetit të kafeve të famshme “Starbucks”, me 130 lokale në Rusi, me afër 2000 të punësuar, të cilët do të vazhdojnë të paguhen për gjashtë muajt e ardhshëm, ka marrë fund. Të gjitha lokalet e “Starbucks” në Rusi janë mbyllur përkohësisht në mars dhe i gjithë aktiviteti është pezulluar për shkak të pushtimit rus.
“Starbucks”, i hapur për herë të parë në Rusi në vitin 2007, nuk ka treguar detaje edhe për ndikimin financiar për largimin e kompanisë. Kjo lëvizje ka përcjellë gjigantin e ushqimeve të shpejta “McDonald’s” i cili është larguar nga Rusia pas 30-vjetësh. Në mars, zinxhiri i ushqimit të shpejtë tha se po mbyllte përkohësisht rreth 850 restorante në Rusi në përgjigje të pushtimit të vendit të Ukrainës.
Restorantet e McDonald’s në Ukrainë mbeten të mbyllura, ndërsa kompania vazhdon të paguajë pagat e plota për punonjësit e saj në vend. Dhe jo vetëm McDonald’s. Starbucks, Coca-Cola, PepsiCo dhe General Electric, markat e kudogjendura globale dhe simbolet e korporatave amerikane njoftuan se po pezullonin përkohësisht biznesin e tyre në Rusi në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.
Ndërkaq, Burger King habiti me vendimin për të mos i mbyllur. Shkaku lidhet me ato që përshkruhen si “kontrata të komplikuara”. Në një letër personale, presidenti i zinxhirit të ushqimeve fast food, David Shear i kërkoi partnerit rus Alexander Kolobov mbylljen, por ky i fundit nuk pranoi.