Bota Food & Drink

Pas 30 vjetësh, Rusia nuk do të ketë më McDonald’s!

McDonald’s deklaroi se do të largohet nga tregu rus dhe ka filluar një proces për të shitur biznesin e tij në vend, ndonëse ushtronte aktivitetin prej 30 vitesh në këtë shtet. Në mars, zinxhiri i ushqimit të shpejtë tha se po mbyllte përkohësisht rreth 850 restorante në Rusi në përgjigje të pushtimit të vendit të Ukrainës. Në deklaratë thuhet se:

Kriza humanitare e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe mjedisi i paparashikueshëm i operimit, kanë bërë që McDonald’s të arrijë në përfundimin se vazhdimi i pronësisë së biznesit në Rusi nuk është më i qëndrueshëm dhe as nuk është në përputhje me vlerat e McDonald’s. Si pjesë e vendimit të McDonald’s për t’u larguar, kompania “po procedon shitjen e të gjithë portofolit të saj të restoranteve McDonald’s” në Rusi te një blerës vendas.

Restorantet e McDonald’s në Ukrainë mbeten të mbyllura, ndërsa kompania vazhdon të paguajë pagat e plota për punonjësit e saj në vend. Dhe jo vetëm McDonald’s. Starbucks, Coca-Cola, PepsiCo dhe General Electric, markat e kudogjendura globale dhe simbolet e korporatave amerikane njoftuan se po pezullonin përkohësisht biznesin e tyre në Rusi në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Thënë kjo, një foto e frigoriferit të një qytetari, e cila supozohet se është bërë në Rusi pas njoftimit se McDonald’s aktualisht po pezullon biznesin në atë vend për shkak të agresionin në Ukrainë, u bë virale në rrjetet sociale. Ndërkaq, Burger King habiti me vendimin për të mos i mbyllur. Shkaku lidhet me ato që përshkruhen si “kontrata të komplikuara”. Në një letër personale, presidenti i zinxhirit të ushqimeve fast food, David Shear i kërkoi partnerit rus Alexander Kolobov mbylljen, por ky i fundit nuk pranoi.