Celebrities Gossip Showbiz

Pas 9 muajsh së bashku Pete Davidson i jep fund lidhjes me Chase Sui Wonders!

Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders janë ndarë pas 9 muajsh lidhje. Një burim tha për ET se dyshja janë ndarë dhe të dy po fokusohen te vetja. Lajmi vjen jo shumë kohë pasi u konfirmua se Davison kishte hyrë në rehabilitim. Aktorët fillimisht u takuan në xhirimet e “Bodies Bodies Bodies” në vitin 2021 dhe u lidhën për herë të parë së bashku në dhjetor 2022.

Çifti më pas konfirmoi romancën me një puthjen ndërsa ishin në Universal Studios Hollywood. Rikujtojmë se komediani ka qenë më parë në një romancë me yllin televiziv Kim Kardashian, por i dhanë fund romancës në gusht 2022 pas 9 muajsh së bashku.

Kim pranoi se u lidh me Pete vetëm për të harruar ish bashkëshortin Kanye West. Ajo u rrëfeu motrave të saj të më të vogla, Kendall dhe Kylie, se është e vetëdijshme që kjo nuk është gjëja më e mirë, por zbulon se e ka bërë. Pete gjithashtu ka pasur lidhje me komedianen Ariana Grande, Carly Aquilino, Cazzie David, aktoren Kate Beckinsale, Margaret Qualley, Kaia Gerber, Phoebe Dynevor dhe Emily Ratajkowski.