Celebrities Gossip Showbiz

Probleme me shëndetin mendor, Pete Davidson i nënshtrohet rehabilitimit!

Së fundmi komediani Pete Davidson i është nënshtruar rehabilitimit pasi po lufton me çrregullime të shëndetit mendor. Mësohet se ish ylli i i “Saturday Night Live” po trajtohet në të njëjtin objekt në Pensilvani, ku shoku i tij i ngushtë John Mulaney kërkoi ndihmë për çështjet e alkoolit dhe drogës.

Kjo vjen pasi ylli u akuzua këtë muaj për drejtim të pakujdesshëm të makinës, pasi dyshohet se përplasi një makinë në një shtëpi në Los Angeles në mars. Davidson ka kërkuar ndihmë për problemet e shëndetit mendor edhe më parë. Në vitin 2017, ai u diagnostikua me një çrregullim personaliteti pas vitesh depresioni dhe ankthi.

Në vitin 2020, duke folur në podcastin e Sky News për filmin e tij “The King Of Staten Island”, komediani tha se ai ishte dikush që kishte qenë i hapur me “luftërat” dhe problemet. Së fundmi komediani i njohur ka folur për lidhjet e tij romantike gjatë një interviste në ‘podcastin Real Ones with Jon Bernthal’. 29-vjeçari foli për interesin e publikut për jetën e tij personale.

Rikujtojmë se Pete ka qenë anëtar i kastit në emisionin “Saturday Night Live” të NBC për tetë sezone nga 2014 deri në 2022. Aktori pati një romancë të shkurtër me yllin televiziv Kim Kardashian. Pete gjithashtu ka pasur lidhje me komedianen Ariana Grande, Carly Aquilino, Cazzie David, aktoren Kate Beckinsale, Margaret Qualley, Kaia Gerber, Phoebe Dynevor dhe Emily Ratajkowski. Kohët e fundit ai është takuar edhe me Chase Sui Wonders.