Celebrities Gossip Showbiz

Zyrtarisht probleme me shtetin! Pete Davidson akuzohet fajtor tre muaj pas askidentit të tij me makinë!

Pete Davidson po akuzohet zyrtarisht tre muaj pas aksidentit të tij me makinë në Beverly Hills. Të premten, Zyra e Prokurorit të Qarkut të L.A. akuzoi komedianin e “Saturday Night Live”, 29 vjeç, me një akuzë për kundërvajtje për drejtim të pakujdesshëm. Gjykimi i tij është caktuar për 27 korrik. Deklarata thekson:

Ne besojmë se zoti Davidson u angazhua në ngarje të pakujdesshme, e cila përfundimisht rezultoi në përfshirjen e tij në një përplasje të rëndë në një shtëpi. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua rëndë si pasojë e kësaj përplasjeje. Ne e dimë se drejtimi i pakujdesshëm mund të ketë pasoja shkatërruese. Në vitin 2022, viktimat e trafikut në Los Anxhelos kanë arritur nivelet më të larta të parë në 20 vjet. Ky është një trend alarmant që ne nuk mund ta injorojmë. Si rezultat, është thelbësore që t’i marrim seriozisht të gjitha akuzat për drejtim të pakujdesshëm dhe t’i mbajmë përgjegjësit.

Lajmet për akuzat e Davidson vijnë tre muaj pasi ai u përplas me makinën e tij me një hidrant zjarrfikës ndërsa ngiste në Beverly Hills më 4 mars. Komediani shoqërohej e dashura, njëkohësisht edhe aktorja Chase Sui Wonders. Në atë kohë, nënkoloneli Christopher Coulter i policisë së Beverly Hills tha se oficerët iu përgjigjën një raporti, i cili ndodhi rreth orës 23:00. atë natë. Coulter gjithashtu konfirmoi se Davidson ishte në automjet, por nuk tregoi nëse ai po ngiste ose nëse Sui Wonders ishte i pranishëm.