Celebrities Showbiz

Pas akuzave për dhunë ndaj ish-partneres, arrestohet reperi Tyga!

Reperi i njohur Tyga është akuzuar për dhunë nga ish-e dashura e tij, Camaryn Swanson. Sipas ‘TMZ’, Swanson thuhet se u shfaq në shtëpinë e Tyga-s në orën 3 të mëngjesit ditën e hënë. Një burim pranë reperit tha se Swanson mbërriti kundër dëshirës së reperit, ishte në dukje e dehur dhe po bërtiste në pragun e tij. Në atë moment ai e la atë të hynte dhe të fliste brenda. Swanson pretendoi në polici se Tyga u bë i dhunshëm me të në një moment dhe ajo u mor nga shtëpia e tij nga nëna e saj, duke raportuar incidentin në policinë e Los Angeles-it më vonë. Policia pa shenja të dukshme dhune tek ajo dhe mori një raport për dhunë në familje.

Së fundmi raportohet se Tyga është arrestuar nga policia. Ndërsa është e paqartë saktësisht se çfarë ndodhi gjatë vizitës së Camaryn, ajo më vonë ndau disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku postoi shenjat e dhunës që dyshohet se ka pësuar nga duart e Tyga.

Unë jam abuzuar emocionalisht, mendërisht dhe fizikisht dhe nuk po e fsheh më. Unë jam aq e turpëruar që duhej të arrija deri këtu, por unë duhet të flas për veten time.

Të martën në mëngjes, Tyga u gjobit nga Departamenti i Policisë në Los Angeles në lidhje me incidentin, por më vonë u lirua pasi pagoi një vlerë prej 50,000 dollarësh. Reperi ende nuk ka folur për akuzat, por data e tij e seancës gjyqësore është caktuar më 8 Shkurt. Nuk dihet kur Tyga dhe Swanson i dhanë fund lidhjes së tyre. Dyshja e bënë lidhjen zyrtare në Instagram në pranverë dhe Swanson është fotografuar dy herë me një unazë të madhe në dorën e majtë.