Celebrities Gossip Showbiz

Tyga në një romancë me aktoren e njohur, Madelaine Petsch!

Reperi Tyga, ish-partneri i Kylie Jenner, ka bërë publike lidhjen e tij të re me aktoren e “Riverdale”, Madelaine Petsch. Dyshja mori pjesë së bashku në festën e ‘Vanity Fair’ dhe ‘Instagram Celebrate Vanities’, duke u shfaqur të afërt brenda eventit. Madelaine dhe Tyga u panë duke lënë krah për krah festën në West Hollywood. Po ashtu, ata u fotografuan në një ndeshje të Lakers, duke ndezur thashethemet për lidhjen e tyre.

Lajmi ka befasuar fansat, të cilët nuk e prisnin këtë lidhje të pazakontë. Reperi 35-vjeçar ka pasur një histori të gjatë marrëdhëniesh me personazhe të famshëm, përfshirë Kylie Jenner, ndërsa Madelaine, 30 vjeçe, ka qenë më parë në një lidhje me menaxherin e Halsey, Anthony Li. Asnjëri deri më tani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht romancën.