Celebrities Gossip Showbiz

Pas Bieta Sulos, ‘Specialistja’ e radhës e UKD është Zaimina Vasjari!

Epo duket se Vip-at tonë nuk ju mjaftojnë pozicionet e tyre të punës dhe kanë nisur të marrin pozicione dhe në shtet. Pas lajmit të bujshëm që shpërtheu në media se Bieta Sulo dhe gazetarja Mira Kazhani figuronin me pozicion pune dhe rrogë të plotë në UKT, këtë herë është Zaimina ajo që është emëruar si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Që prej datës 10 qershor të këtij viti me vendimin e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi, këngëtarja është në këtë pozicion pune në shtet. Megjithëse nuk ka asnjë shkollim për këtë vend, pasi ajo është diplomuar në degën e Arkitekturës dhe ka shumë vite që është pjesë e tregut muzikor me këngë (kohëve të fundit nuk ka sjellë më projekte të reja), kjo gjë nuk e ndalon ish Miss-in të marrë një rrogë shteti.

Këngëtarja nuk është më aktive si më parë në televizion dhe hera e fundit që është angazhuar ka qenë në shfaqjet e saj të dielave në rubrikën “Maskat” pjesë e programit “E Diell” në Top Channel. Asokohe Zaimina u shpreh se ishte shumë e lumtur që ju rikthye eksperiencës televizive dhe nuk do të ndalet me kaq, megjithatë duket se gjeti diçka më të mirë për të bërë.

Së fundmi, ajo po merret dhe me disa biznese të sajat private dhe si ‘specialiste’ në Ujësjellin e Durrësit!