Bota

Pas Branson, Jeff Bezos niset nesër drejt hapësirës!

Pak më shumë se një javë pasi Richard Branson fluturoi në buzë të hapësirës, miliarderi tjetër Jeff Bezos është gati të ndërmarrë udhëtimin e ngjashëm me raketën e tij. Bezos do të fluturojë drejt hapësirës të martën, me një raketë dhe kapsulë të zhvilluar nga Blue Origin.

Bashkë me të do të udhëtojë dhe vëllai i tij Mark, 82 vjeçarja Wally Funk – që do të jetë personi më i vjetër që do të udhëtojë drejt hapësirës dhe 18-vjeçari Oliver Daemen. Do të jetë fluturimi i parë njerëzor i nisur nga kompania hapësinore e tij, Blue Origin.

Fluturimi do të shënojë një moment historik në misionin për të dërguar klientë që paguajnë drejt hapësirës dhe për të vazhduar industrinë e turizmit hapësinor. “Që kur isha pesë vjeç, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë,” thotë Bezos duke shtuar se është një ëndërr që e ka pasur tërë jetën.