Celebrities Gossip Showbiz

Pas Britney Spears, thyen heshtjen dhe rrëfehet e motra për herë të parë për vuajtjet e saj!

Pak ditë më parë, Britney tregoi të vërtetën sipas saj, në një seancë gjyqësore për vuajtjet që ajo ka kaluar gjatë kohës që ka qenë nën kujdestarinë e të atit. Një rrëfim vërtet shokues që tronditi gjithë opinionin publik.

Rreth kësaj ngjarje ka thyer heshtjen dhe ka reaguar pak orë më parë, motra e këngëtares. Në një seri video-sh në Instastory, Jamie shfaqet e pikëlluar dhe ka treguar se e ka suportuar gjithmonë motrën e saj, edhe pse jo publikisht.

Përshëndetje të gjithëve! Dua të marr vetëm një sekondë për të shpjeguar disa gjëra. E vetmja arsye përse nuk kam folur më para është se kam menduar se motra ime mund të fliste vetë dhe të thonte çfarë kishte nevojë për të thënë publikisht. Nuk ishte puna ime, por tanin që ajo ka folur shumë qartësisht dhe tha çfarë kishte për të thënë, mendoj se tani mund të them edhe unë disa gjëra.
Që ditën e parë që kam lindur e kam suportuar dhe dashur motrën time të madhe para se e gjithë kjo të ndodhte. Nuk më intereson nëse ajo do të zhduket dhe të largohet në mes të askundit siç ka bërë shumë herë më parë. Kjo situatë nuk më prek mua në asnjë mënyrë, sepse jam vetëm motra që shqetësohem për të dhe lumturine e saj. Kam marrë një vendim në jetën time që të marrë pjesë në jetën e saj vetëm si motra e saj.
Ndoshta nuk e kam suportuar siç publiku ka dashur që ta bëja , me hashtage dhe bujë mediatike, por ju siguroj që e kam suportuar motrën time, shumë më para së të ekzistonin këto. Kam paguar faturat që kur kam qenë vetëm 10 vjec,  jo për ta thënë këtë publikisht, pasi motra ime e di që e dua dhe e suportoj. Ajo është i vetmi person, së cilës i detyrohem.
Unë nuk jam familja ime, po flas për veten time. Jam shumë krenare për të që ngriti zërin e saj , jam krenare për të që kërkoi heqjen e kujdestarisë. Ja kam kerkuar këtë shumë vite më parë, jo në një platformë publike, por në një bisedë personale mes motrash. Kështuqë, jam shumë krenare që ajo po e ndërmerr këtë hap, nëse duhet çfarëdolloj gjëje të bëj që ajo të jetë e lumtur, unë e suportoj atë 100 përqind, sepse unë e suportoj motrën time, e dua motrën time, e kam bërë gjithmonë dhe do ta bej gjithmonë. Kështuqë, të vazhdojmë të lutemi, kjo është e gjitha.

Ndërkohë, kujtojmë se në mbrojtje të yllit të muzikës ka dalë dhe ish- partneri i saj, Justin Timberlake, i cili menjëhere pas deklaratës së Britney-t në seancën gjyqësore, publikoi në llogarinë e tij në Twitter.

Çështja e kujdestarisë së këngëtares u bë shumë kohë që është në vëmendje të mediave, megjithatë ende nuk ka një vendim nga gjykata se kush do të fitojë në këtë çështje, Britney Spears do të fitojë lirinë dhe do të mund të menxhojë vetë paratë e saj, apo i ati do të vazhdojë ta ketë nën kujdestari.