Celebrities Gossip Showbiz

Pas divorcit Ariana Grande do t’i paguajë ish-bashkëshortit shumën marramendëse vetëm që gjithçka t’i mbetet të shkuarës!

Ashtu siç është bërë e ditur Ariana Grande finalizoi divorcin e saj të premten dhe do t’i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit Dalton Gomez shumën prej 1,250,000 dollarësh pa taksa, një shumë kjo paraprake. Nuk do të ketë mbështetje bashkëshortore për agjentin e pasurive të paluajtshme sipas TMZ.

Grande dhe Gomez thuhet se i dhanë fund marrëdhënies së tyre miqësisht, megjithëse ylli i pop-it me sa duket dëshiron ta lë martesën e saj në të shkuarën sa më shpejt të jetë e mundur. Ajo bëri kërkesë për divorc më pak se një muaj më parë dhe do t’i mundësojë atij një çek një herë për të mos u marrë më kurrë me këtë çështje. Sipas burimeve për TMZ:

Ekziston ende një dashuri dhe respekt i fortë i ndërsjellë midis Arianës dhe Dalton dhe ata donin të siguroheshin që gjithçka të përfundonte në rregull me njëri-tjetrin.

Grande do të paguajë deri në 25,000 dollarë nga tarifat ligjore të Gomez dhe ai do të marrë gjithashtu gjysmën e të ardhurave nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Anxhelos.

Grande tashmë ka vazhduar jetën e saj, duke nisur le të themi edhe një lidhje të re me Ethan Slater edhe pse me pak probleme. E martuar me Gomez prej dy vitesh, këngëtarja tani po kërkon që të gjejë qetësinë edhe pas thashethemeve të shumta që qarkulluan që nga momenti që u bë publik lajmi i krisjes së raporteve mes tyre. Nga ana tjetër Slater, 31 vjeç, u divorcua gjithashtu nga gruaja e tij pasi filloi të takohej me Grande në fillim të këtij viti, gjë që nuk i pëlqeu aspak fansave.