Celebrities Gossip Showbiz

Pas fjalëve ofenduese për njëri-tjetrin, Arjani dhe Shqipja pajtohen?!

Ky ishte një vit shumë i suksesshëm për emisionin “Për’puthen”, personazhet e të cilit u bënë të njohur për publikun për një kohë shumë të shkurtër. Mirëpo, ato që me sa duket do të mbeten për shumë gjatë në mendjet e publikut, janë katër vajzat e para që guxuan të uleshin përballë djemve për të krijuar me ta lidhje dashurie.

Një nga to, që për shumë gjatë ka qenë në qendër të vëmendjes është Shqipe Hysenaj, vajza e parë e këtij edicioni. Veç takimeve romantike, Shqipen e njohëm edhe për gjaknxehtësinë e saj në situata të ndryshme.

Ajo pati shumë debate me djemtë dhe vajzat e tjera të programit, ndërkohë që nuk munguan as fjalët ofenduese me opinionistin, Arjan Konomi. Kujtojmë, se Shqipja ka paralajmëruar një gjyq me të, pak kohë më parë.

Mirëpo, duket se ata ia kanë lënë së shkuarës debatet dhe fjalët e rënda që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin. Pak orë më parë, Shqipja ka postuar një video në InstaStory së bashku me Arjanin, ku duket se dyshja po argëtohet dhe madje nuk mungon as humori mes tyre.

Jam super e lumtur që jam këtu, doni ta dini me kë? Shqipe pusho… Arjan pusho, më lër ta mbaroj deri ne fund… Jo ti pusho…