E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë konkurrentja e “Përputhen” Dasina Gjegji. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë program, shkëndijat e dashurisë me njërin prej djemve aty, por duke u ndalur pak edhe tek situatat e fundit në “Big Brother VIP”…
A ndihen flutura në stomak aty në studion tuaj?
Ka.
Po ti ke?
Asaj rruge mendoj që jam. Ato shkëndijat e para.
Drejt kujt janë ato shkëndija?
Njëri nga djemtë më tërheq më shumë se të gjithë aty, më shumë se të gjitha daljet e mia me djemtë, njohjet, pëputhjet. E gjej veten pak më shumë tek njëri nga djemtë, por nuk e di si do shkojë. Është Blendi, djali më i vogël.
Ju keni diferencë moshe, ti je rreth 7 vite më e madhr se ai. Si komentohet kjo?
Në studio dhe në publik është komentuar shumë, deri në bullizim. Më kanë thënë ‘ti je një plakë, ti s’bën, si kërkon një djalë aq të vogël, ai nuk di akoma çfarë do’… Komente nga më të ndryshmet. Por ndoshta është pjesa që gjen veten tek unë, gjen atë qetësinë.