Celebrities Gossip Showbiz

Pas incidentit ku u godit nga roja e sigurisë së basketbollistit Victor Wembanyama reagon Britney Spears!

Së fundmi, Britney Spears ka deklaruar se është goditur në fytyrë nga një roje sigurie që mbronte basketbollistin francez Victor Wembanyama në Las Vegas. Në një postim në mediat sociale këngëtarja u shpreh se incidenti ishte një “përvojë traumatike” për të cilën ajo ishte e papërgatitur. Nga ana e tij Wembanyama tha se ai “nuk pa se çfarë ndodhi”, por se dikush u shty.

Së fundmi, ylli i muzikës pop ka reaguar në Instagramin e saj në lidhje me videon virale duke shprehur se:

Nuk ndihem sikur jam trajtuar si e barabartë në këtë vend… sigurisht kur e pashë videon vet… njerëzit që u mblodhën rreth meje kur më dëgjuan se më goditën, më bënë të ndihesha sikur kisha rëndësi.

Britney theksoi gjithashtu se nuk ka qenë shumë e vetëdijshme në momentin e incidentit dhe se njerëzit kanë mundur ta dëgjojnë vetëm duke sharë dhe se kjo është shumë më mirë se t’ia kishte kthyer goditjen. Ndërkaq, bashkëshorti i këngëtares Britney Spears, Sam Asghari reagoi kundrejt truprojës së Victor Wembanyama. Aktori bëri një postim në InstaStory duke shprehur se:

Unë jam kundër dhunës në çdo formë, veçanërisht pa justifikim në mbrojtjen e vetes apo të dikujt tjetër që nuk është në gjendje të mbrohet. Vetëmbrojtja mund të jetë e pashmangshme, por mbrojtja e çdo gruaje, veçanërisht gruas sime, nuk është e diskutueshme. Shpresoj që burri në fjalë të marrë një mësim dhe të ndryshojë mospërfilljen e tij për gratë. Nuk mund ta imagjinoj një skenar ku një fanse grua e paarmatosur që tregon ndonjë lloj emocioni apo vlerësimi për një personazh të famshëm do ta bënte atë të sulmohej fizikisht, aq më pak të goditej në fytyrë.