Celebrities Showbiz

Britney Spears goditet në fytyrë nga roja i sigurisë i basketbollistit të NBA!

Britney Spears ka deklaruar se është goditur në fytyrë nga një roje sigurie që mbronte basketbollistin francez Victor Wembanyama në Las Vegas të mërkurën. Në një postim në mediat sociale këngëtarja u shpreh se incidenti ishte një “përvojë traumatike” për të cilën ajo ishte e papërgatitur. Britney shpjegoi:

Vendosa t’i afrohem dhe ta përgëzoj për suksesin e tij. Ishte shumë e zhurmshme, kështu që e godita në shpatull për të tërhequr vëmendjen e tij. Truproja i tij më pas më goditi në fytyrë. Gati më rrëzoi dhe syzet e mia më ranë nga fytyra. Dhuna fizike po ndodh shumë në këtë botë. Shpesh pas dyerve të mbyllura. Unë qëndroj me të gjitha viktimat dhe zemra ime është me të gjithë ju. Unë ende nuk kam marrë një falje publike nga lojtari, apo roja e tij e sigurisë. Unë nuk e vlerësoj dhe nuk mendoj se kjo është një çështje për të qeshur. Të shikoje lojtarin duke buzëqeshur ishte mizore dhe demoralizuese me situatën që ndodhi.

https://twitter.com/britneyspears/status/1677073259869900800?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1677073259869900800%7Ctwgr%5Ea4dfc9799cbd75c22ed98d5f4f42a22abb50030d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnews.sky.com%2Fstory%2Fbritney-spears-hit-in-the-face-by-nba-star-victor-wembanyamas-bodyguard-12916484

Policia e Las Vegas konfirmoi se ata ishin thirrur në vendngjarje në hotelin Aria, por nuk është bërë asnjë arrestim. Spears tha se ajo dëshironte “të nxiste njerëzit në sytë e publikut për të dhënë një shembull” dhe falënderoi Departamentin e Policisë së Las Vegas për mbështetjen.

Nga ana e tij Wembanyama tha se ai “nuk pa se çfarë ndodhi”, por se dikush u shty. Bashkëshorti i Spears doli në mbrojtje të saj në mediat sociale duke shkruar:

Shpresoj që burri në fjalë të marrë një mësim dhe të ndryshojë mospërfilljen e tij për gratë.

Britney Spears duket se po merr hapa për të rregulluar marrëdhënien me motrën e saj Jamie Lynn Spears. Ylli i popit zbuloi në një postim në Instagram të martën se kishte vizituar aktoren 32-vjeçare në xhirime javën e kaluar. Ajo nuk e specifikoi projektin në të cilin ishte duke punuar Jamie Lynn dhe është e paqartë nëse xhirimet kishin lidhje me filmin e saj të ardhshëm “Zoey 102”.

Thuhet se Lynne Spears, nëna e këngëtares i është lutur asaj që të pajtohej me motrën e saj më të vogël. “Lynne po i lutet Britneyt që të pajtohet me motrën e saj, Jamie Lynn”,-tha një burim. Ribashkimi i motrave erdhi vetëm disa javë pasi Britney u pajtua me nënën e saj për herë të parë pas disa vitesh.