Celebrities Gossip Showbiz

Pas kurorëzimit, Mbreti Charles III do të ‘thyejë’ traditën mbretërore?!

Mbreti Charles III nuk ka dëshirë të jetojë në Pallatin Buckingham pas kurorëzimit zyrtar. Mediat britanike shkruajnë se Charles do të thyejë traditën mbretërore, duke u transferuar në Clarence House. Ndërtesa, aktualisht është në mes të një projekti restaurimi prej 369 milionë paund. Mendohet se rastaurimi do të përfundojë në vitin 2027. Ndihmësit e Charles kishin këmbëngulur më parë se ai do të jetonte në Pallatin Buckingham sapo të bëhej mbret.

Pallati Buckingham ka shërbyer si rezidenca zyrtare në Londër e sovranëve britanikë që nga viti 1837. Pallati ishte rezidenca kryesore e Mbretëreshës gjatë gjithë mbretërimit të saj deri në mars 2020, kur u detyrua të lëvizë për shkak të karantinës drejt Kështjellës Windsor.

Charles, në fakt, po konsideron hapjen e Pallatit Buckingham dhe kopshtet e tij për publikun gjatë gjithë vitit, një lëvizje që do të rriste ndjeshëm të ardhurat përmes shitjeve të biletave dhe potencialisht do të zvogëlonte sasinë e fondeve të taksapaguesve që kërkohen për mirëmbajtjen e pallateve dhe rezidencave mbretërore.

Rikujtojmë, se Charles thuhet se do ta ndalojë Princin Harry të marrë pjesë në kurorëzimin e tij nëse në librin që pritet të publikohet së shpejti, ai do të sulmojnë Mbretëreshën Bashkëshorte Camilla. Një burim për Daily Beast tha se:

Është një gjë që Harry të sulmojë Charles-in, por nëse Harry e detyron atë të zgjedhë, duke përfshirë Camilla-n në librin e tij, nuk kam dyshim se ai do të zgjedhë Camilla-n.

Ndërkaq, kurorëzimi i mbretit Karli i Tretë do të bëhet në 6 maj të vitit të ardhshëm në Westminster Abbey në Londër. Shërbimi do të jetë më modern se kurorëzimi i mëparshëm mbretëror dhe “do të shohë drejt së ardhmes”, tha pallati në një deklaratë. Duke shtuar  se ceremonia do të jetë padyshim e mbështetur në traditat e vjetra.