Gossip Showbiz

Pas ndarjes me Mozzik, Loredana kthehet në Tiranë! Arsyeja është…

Reperja më famë ndërkombëtare, Loredana, prej kohësh tashmë po shijon suksesin e këngëve të saj në bashkëpunim me reperin, Mozzik, me të cilin ajo ka dhe një vajzë të quajtur Hana.

Albumi, i cili përfshin të gjitha hitet e dyshes më të përfolur nëpër media këto kohë, pritet të dalë më 24 shtator ku jemi të sigurt që do të ketë një bujë të frikshme.

Por fatkeqësisht, duket se çifti nuk do të mund ta shijojnë së bashku suksesin pasi jo më larg se dje Loredana ka postuar në Instagram një foto të saj bashkë me reperin, në të cilin ka shkruar se ajo dhe Mozzik do të jenë thjesht prindër të vajzës së tyre, do të ruajnë kontaktet por vetëm aq.
Pra, ajo ka pranuar ndarjen e tyre dhe duket se këtë herë do të jetë për një kohë të gjatë, ndoshta dhe përgjithmonë.

Por ajo që ka bërë çudi është se pas kësaj deklarate të reperes, ajo ka postuar në InstaStory një foto të saj në Tiranë ku shkruante, “Tirana e bukur”.
Të gjithëve na ka çuditur fakti se pse ajo ka ardhur në Tiranë… Edhe pse e dimë dashurinë e madhe që ka Loredana për Shqipërinë, ardhja e menjëhershme e saj pas ndarjes me Mozzik na bëri të dyshojmë.

Kujtojmë se reperi ka një këngë “n’Tiranë” e cila mendohet të jetë për Loredanën, pasi ka një tekst shumë të ndjerë ku flitet për një marrëdhënie.
Gjithsesi, arsyeja e ardhjes së Loredanës në Shqipëri mund të jetë për  pushime, pasi shumë prej shoqërisë së saj ndodhen në jug të vendit. Nga ana tjetër mendohet dhe se ajo ka ardhur për arsye pune, pra ndonjë videoklip të ri apo koncert të pakonfirmuar ende.
Derisa vetë reperja të shprehë diçka apo të postojë ndonjë të re, na mbetet vetëm të presim për të vërtetuar arsyen e vërtetë.
Deri tani duket se ajo po e shijon qëndrimin në Tiranë duke kaluar kohë me shoqërinë e saj të afër.