Celebrities Gossip Showbiz

Pas pushimeve në Maldives me Icardin, flet Wanda Nara: “U përpoqa, nuk funksionoi…”!

Pavarësisht lajmeve për ndarjen e tyre, Wanda Nara dhe Mauro Icardi u ‘arratisën’ së bashku për pushime në Maldives. Ndërkaq, së fundmi Nara u ka dhënë mundësi ndjekësve të saj të pyesin më shumë përmes ‘ask-ut’ në rrjetin social Instagram. “Përse nuk thua që jeni pajtuar”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës dhe Nara nuk kaloi pa një përgjigje teksa shtoi: “Sepse do të gënjeja. U përpoqa sepse ndjeja se një lidhje kaq e gjatë meritonte një shans të dytë, por nuk funksionoi”.

Modelja me këtë ka lënë të nënkuptohet se nuk është pajtuar me Icardi-n, pavarësisht përpjekjeve dhe pushimeve që kaluan bashkë në ishujt Maldive. Rikujtojmë, se pak ditë më parë Wanda e ftuar në një emision italian la të kuptohet se faktor i ndarjes me Mauro Icardin ishte mosbesnikëria e futbollistit. “Në tetor të vitit të kaluar, të gjithë flisnin për një tradhti nga ana e Mauros”, i tha intervistuesi. Ndërkaq, Nara i kthehet:

Po, dhe kjo varet, ka gra në Argjentinë që thonë se nuk ishte një tradhti. Unë jam një grua shumë serioze. Gjeta disa gjëra që nuk më pëlqenin, disa mesazhe dhe filloi të ndryshojë pak. Mauro është një person që edhe nëse të dhemb, të thotë të vërtetën. Unë pothuajse gjithmonë debatoj me të për këtë, sepse ai është dikush që të thotë të vërtetën, edhe nëse të dhemb dhe më tha që kishte qenë me një person. Më dhemb sepse jam një person që besoj në dashuri të përjetshme. Por ndonjëherë jeta të befason dhe ne duhet të ecim përpara, gjithmonë të kërkojmë lumturinë dhe t’u tregojmë fëmijëve se çfarëdo që të ndodhë në jetë, duhet kërkuar gjithmonë lumturinë.

Kujtojmë se Mauro dhe Wanda kanë qenë së bashku prej 9 vitesh. Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.