Celebrities Gossip Showbiz

Dashuria triumfon mbi gjithçka, Wanda Nara dhe Mauro Icardi së bashku me pushime në Maldives!

Pavarësisht lajmeve për ndarjen e tyre, Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë ‘arratisur’ së bashku për pushime ne Maldives. Çifti duket se e kanë kapërcyer grindjen e tyre të fundit publike dhe të dy kanë postuar foto në Instagram nga Maldives duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Wanda shfaqet e veshur me një bikini trupore rozë duke ngrënë akullore ndërsa Icardi siç duket është ai që bën fotot pasi ka postuar disa foto me aparat fotografik në dorë.

https://www.instagram.com/p/ClO2v6-owHB/

Së fundmi, Nara e ftuar në një emision italian la të kuptohet se faktor i ndarjes me Mauro Icardin ishte mosbesnikëria e futbollistit. “Në tetor të vitit të kaluar, të gjithë flisnin për një tradhti nga ana e Mauros”, i tha intervistuesi.

Ylli televiziv u shpreh se nuk e ka tradhtuar kurrë Icardin dhe mohoi thashethemet e supozuara që flasin për flirtimet me reperin 22-vjeçar L-Gante. Kujtojmë se Mauro dhe Wanda kanë qenë së bashku prej 9 vitesh. Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.

Shumë tension, debate, konflikte ka pasur mes dyshes së njohur dhe së fundmi thuhet se futbollisti Icardi nuk duroi dot më dhe vendosi që të shkarkojë Wanda-n, nënën e fëmijëve të tij nga detyra e agjentes së tij personale. Këtë lajm e bën publike mediat turke, të cilat bën me dije se sulmuesi argjentinas i ka kërkuar klubit të Galatasaray të mos e paguajnë më Wanda Nara-n.