Suksesi mban emrin e Dua Lipës sigurisht. Artistja e njohur së fundmi ka publikuar projektin e saj më të ri të quajtur “Houdini“. Një krijimi ky që vjen pas “Dance the Night”, kolonës zanore të filmit “Barbie” të Greta Gerwig.
Për këngën Dua ka bashkëpunuar me autorët: Caroline Ailin, Danny L Harle, Kevin Parker dhe Tobias Jesso Jr. Klipi i këngës është mjaft tërheqës, në të cilin ajo shfaqet në një sallë vallëzimi duke kërcyer me balerinë, teksa vihet re edhe ndryshimi i saj me flokë të kuqe.
Këngëtarja është kujdesur që të vë në pah edhe linjat e saj trupore gjatë koreografisë, duke marrë kështu simpatinë e shumë ndjekësve edhe fansave të saj.
Albumi i fundit i artistes mbetet “Future Nostalgia”, që u publikua në vitin 2020, i cili po ashtu fitoi çmimin “Grammy” për ‘albumin më të mirë pop’ në vitin 2021.
Rikujtojmë gjithashtu se Dua do të luajë në filmin e ri të Matthew Vaughn të titulluar “Argylle”. Planet e filmit u zbuluan për herë të parë në muajin korrik të vitit 2021, ku “The Hollywood Reporter” njoftoi se këngëtarja do të krijonte muzikë origjinale për këngën dhe partiturën e Argylle.
Një trailer i papritur i filmit u publikua ku shfaqet Dua bionde, duke kërcyer me Cavill. “Argylle” është përshtatur nga romani me të njëjtin emër nga Ellie Conway. Një datë zyrtare e publikimit nuk është konfirmuar ende. Sipas “The Hollywood Reporter” , filmi do të ndjekë spiunin më të madh në botë ndërsa ai udhëton nëpër botë dhe do të jetë filmi i parë i një ekskluziviteti në vazhdim.