Celebrities Showbiz

Pas tragjedisë në Houston, Megan The Stallion merr vendimin e rëndësishëm!

Artistja e njohur Megan Thee Stallion ka anuluar një koncert të ardhshëm në Houston për shkak të tragjedisë që ndodhi vetëm disa javë më parë në festivalin “Astroworld” të reperit Travis Scott. Qyteti i Texas mbeti i shkatërruar dhe i pikëlluar pasi në po të njëjtin festival mbetën të vdekur dhjetë persona e shumë të tjerë të plagosur.

Fituesja e çmimit “Grammy” njoftoi se nuk do të performojë në një shfaqje të planifikuar më parë në mënyrë që të lërë qytetin të shërohet nga dhimbja e madhe që kaluan. Ajo u shpreh për “Fox News Digital” se:

Houston është ende duke u shëruar dhe është e rëndësishme që komunitetit tonë t’i jepet koha e duhur. Zemra ime është me të gjitha familjet që po vuajnë në këtë kohë të vështirë.

Sipas “The Houston Chronicle”, Megan Thee Stallion do të ishte një nga të parat që do të performonte në “713 Music Hall”. Kjo nuk është ngjarja e parë live që u ndikua nga tragjedia. Një sërë koncertesh të tjera që u planifikuan nga data 11 deri më 14 nëntor u anuluan në shenjë solidarizimi me viktimat e “Astroworld”.

Nërkohë, oferta e Travis Scott për të paguar shpenzimet e funeralit për një nga 10 viktimat e tragjedisë në festivalin “Astroworld” Ezra Blount vetëm nëntë vjeç, refuzohet nga familja e tij, të cilët thonë se artisti mbart një pjesë të përgjegjësisë për këtë tragjedi. Avokati i familjes Bob Hilliard, i tha avokatit të Scott, Daniel Petrocelli, në një letër të marrë nga “Rolling Stone” se:

Oferta e klientit tuaj është refuzuar. Nuk kam dyshim se zoti Scott ndjen keqardhje. Udhëtimi i tij përpara do të jetë i dhimbshëm. Ai duhet të përballet dhe shpresojmë të shohë se ai mban një pjesë të përgjegjësisë për këtë tragjedi.