Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Gossip Showbiz

Pasi fyu rëndë homoseksualët dhe të infektuarit me HIV, reperi i njohur vjen me një tjetër deklaratë!

Komentet që reperi DaBaby ka bërë gjatë një festivali për njerëzit me HIV dhe homoseksualë nuk kanë shpëtuar pa marrë vëmendjen e shumë personazheve të famshëm. Reperi i njohur teksa ishte duke performuar në “Rolling Loun” në Miami, ftoi të gjithë publikun që të ngrinin celularët lart me dritë, përveç atyre që ishin të infektuar me HIV dhe burrave homoseksualë.

Por artisti i njohur ka reaguar duke kërkuar falje e duke pranuar se fjalët e tij ishin ‘të pandjeshme’ por që ai nuk kishte ‘asnjë qëllim për të ofenduar askënd’. Pas kësaj deklarate skandaloze, ai reagoi përmes një statusi në Twitter, duke kërkuar falje.

Kushdo që ndonjëherë është infektuar me AIDS/HIV ka të drejtë të mërzitet, ajo që thashë ishte e pandjeshme, edhe pse nuk kisha qëllim të ofendoja askënd. Prandaj kërkoj falje por për komuniteti LGBTI…unë nuk jam duke u ‘hedhur’ mbi ju të gjithë. Puna juaj është puna juaj.

Rikujtojmë, se komentet që DaBaby bëri gjatë festivalit irrituan pafund edhe këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa-n e cila e tronditur reagoi nëpërmjet një shkrimi në Instastory për kolegun e saj të cilët së bashku kanë sjellë hitin e famshëm “Levitating”.