Gossip Showbiz

Fyu rëndë homoseksualët dhe të infektuarit me HIV, Dua Lipa e tronditur nga deklaratat e reperit!

Komentet që reperi DaBaby ka bërë gjatë një festivali për njerëzit me HIV dhe homoseksualë nuk kanë shpëtuar pa marrë vëmendjen e shumë personazheve të famshëm. Reperi i njohur teksa ishte duke performuar në “Rolling Loun” në Miami, ftoi të gjithë publikun që të ngrinin celularët lart me dritë, përveç atyre që ishin të infektuar me HIV dhe burrave homoseksualë.

Gjithashtu ai u shpreh se të gjithë të infektuarit me HIV “do të vdesin për 2 ose 3 javë”. Po ashtu reperi foli shumë ashpër edhe për gratë dhe këto deklarata të tij kanë marrë kritika të shumta nga njerëz dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Këto komente kanë irrituar pafund edhe këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa-n e cila e tronditur ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Instastory për kolegun e saj të cilët së bashku kanë sjellë hitin e famshëm “Levitating”:

Jam e surprizuar dhe e shokuar nga komentet e DaBaby. Nuk e njoh si personin me të cilin kam punuar. E di që fansat e mi e dinë se cilat janë qëndrimet e mia dhe se e mbështes 100% komunitetin LGBTQ. Duhet të bëhemi bashkë për të luftuar paragjykimet dhe injorancën për HIV/AIDS.

Rikujtojmë, se ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, para pak ditësh ka mbërritur në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin e Anesa Lipa, si dhe i fejuari, Anwar Hadid, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare u prit në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Një nder” e konsideroi Lipa vizitën në Tiranë. Në Instagram, Dua postoi foto nga kjo vizitë, ndërsa u ndal edhe te rindërtimi i kopshtit 42, që ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku dhe që do të ndërtohet nga fondet e siguruara prej saj, nga fondacioni “Sunny Hill”.

Por ajo që ka bërë përshtypje nga takimi i Dua-s ishte revoltimi surpizë i një prej personazheve shqiptare, i këngëtares Besa Kokëdhima e cila bëri një postim në InstaStory duke kritikuar ashpër shtetin shqiptar dhe theksoi se artistët në vendin tonë nuk vlerësohen, pasi ata që e marrin vëmendjen e të gjithë ‘famën’ janë politikanët.