Celebrities Gossip Showbiz

Pasi kaloi me sukses operacionin për endometriozën, këngëtarja e njohur braziliane ka një mesazh për të gjitha gratë!

Pas një operacioni për endometriozën, këngëtarja braziliane Anitta ka ndarë publikisht përvojën e saj. Ajo po inkurajon vajzat dhe gratë e tjera që të flasin hapur për betejat e tyre me endometriozën, një gjendje e vështirë për t’u diagnostikuar që mund të jetë e dhimbshme dhe traumatike për miliona gra në të gjithë botën. Anitta ndau një postim në Instagram, me një sërë fotosh para dhe pas operacionit, ku shihet e buzëqeshur përkrah mjekëve, infermierëve, familjes dhe të dashurit të saj.

Në një mesazh në portugalisht, ajo shkroi:

Unë e lë këtë përvojë duke uruar që gratë në të gjithë botën të kenë akses në diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje që prek kaq shumë njerëz, por që diskutohet kaq rrallë.

Ajo tha se ishte mirënjohëse që e kishte kaluar pjesën më të vështirë, që ishte diagnoza dhe operacioni.

Do të kthehem me gjithçka për të luftuar në mënyrë që të gjitha gratë të kenë akses në gjithçka që lidhet me këtë histori tmerri të një sëmundjeje, në mënyrë që ato të trajtohen me respekt dhe simptomat e tyre të merren me seriozitet. Mos ki turp të kërkosh ndihmë!

https://www.instagram.com/p/CgdDLn6gR9e/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3a50a92f-5b60-4e43-b5f5-f86ee206c491

Pasi vuajti për vite të tëra dhimbje dhe duke mos ditur shkakun apo arsyen, Anitta më në fund u diagnostikua me endometriozë. Ajo e planifikoi operacionin e saj menjëherë pas përfundimit të turneut të saj. Pak para operacionit, Anitta ndau foto në Instagramin e saj së bashku me familjen dhe të dashurin, të cilët e shoqëruan gjatë gjithë rrugëtimit.