Aktualitet

Operacion anti-drogë në Elbasan, lëshohen 20 urdhër arreste!

Operacion i gjerë antidrogë nga Policia e Elbasanit. Prej orëve të para të mëngjesit, aksioni po zhvillohet paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Prrenjasin e Librazhdin e në të tjera bashki përreth, krahas qytetit të Elbasanit.

Burime jo zyrtare nga terreni bëjnë me dije se kontrollet janë të shumta dhe të përqendruara në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm.

Mësohet se me vendim gjykate janë lëshuar rreth 20 urdhërkontrolle për banesa, si edhe u ekzekutuan disa masa ndalimi ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni vijon dhe pritet që orët në vijim, Policia e Shtetit të japë njoftim zyrtar me detaje të plota mbi rezultatet dhe personat e përfshirë.