Celebrities Film & Tv Showbiz

Pasi Kanye West deklaroi se Tarantino i ‘vodhi’ idenë për filmin “Django Unchained”, reagon ky i fundit duke mohuar gjithçka!

Pas më pak se shtatë minutash në një intervistë të nxehtë mes Kanye “Ye” West dhe Piers Morgan në “Piers Morgan Uncensored”, reperi bëri pretendime se regjisori Quentin Tarantino dhe Jamie Foxx “i morën atij idenë” për konceptin e filmit të tyre të vitit 2012 “Django Unchained”. West tha se ai kishte një ide të ngjashme kur fillimisht kishte ideuar videoklipin muzikor për këngën e tij të vitit 2005 “Gold Digger”, e cila përfshin Foxx.

Pas këtyre pretendimeve të reperit ka ardhur reagimi i regjisorit Quentin Tarantino i cili ka mohuar gjithçka. Aktori u shfaq së fundmi në “Jimmy Kimmel Live” dhe prezantuesi e pyeti: “Kanye West tha se atij i lindi ideja për “Django Unchained”. Ai deklaroi se kur po bënte videon “Gold Digger” me Jamie Foxx jua prezantoi si video dhe më pas ju e kopjuat. A ka ndonjë të vërtetë në këtë?”

Tarantino u përgjigj:

Nuk është aspak e vërtet. E kisha idenë për ‘Django’ shumë më përpara se të takoja Kanye-n. Ai donte të bënte një version filmik gjigant të ‘The College Dropout’, (albumi debutues në studio i Ye). Kështu që donte të punësonte regjisorë të mëdhenj që të bënin këngë të ndryshme nga albumi dhe më pas ta nxirrte si film. Ne e përdorëm atë si një justifikim për t’u takuar me njëri-tjetrin. U takuam dhe ia kaluam shumë mirë. Ai më tha se kishte një ide për një video. Unë mendoj se ishte për videon e ‘Gold Digger’. Më tha se donte të paraqitej si një skllav teksa këndonte këngën. Ishte një ide vërtet, shumë qesharake. Por, do të doja ta kishte bërë.

Ndërkaq, Kanye po përballet me një reagim masiv pas komenteve të tij të fundit antisemitike. Reperi ka deklaruar se ka humbur dy miliardë dollarë në një ditë të vetme dhe kjo si pasojë e shkëputjes së disa partneriteteve të mëdha me kompani të njohura. Ditët e fundit, kompanitë e njohur Adidas, Balenciaga dhe revista Vogue shkëputën partneritetin me reperin për shkak të komenteve antisemitike të tij.