Celebrities Fashion

Aspak ditë të mira për Kanye West, “Vogue” ndërpret bashkëpunimin me reperin!

Së fundmi, një zëdhënës i “Vogue” deklaroi se as revista dhe as kryeredaktorja, Anna Wintour nuk synojnë të punojnë përsëri me reperin Kanye West pas fyerjeve të tij antisemitike dhe mbështetjes për kauzën “White Lives Matter”. Wintour, ka pasur një marrëdhënie të gjatë dhe të ngushtë me reperin.

Ajo së pari e ftoi atë në Met Gala-n e saj vjetore në vitin 2009 përpara se ta shfaqte atë dhe ish-gruan e tij, Kim Kardashian në kopertinë në vitin 2014 pas dasmës së tyre. Vetëm muajin e kaluar, Wintour shfaqi linjën e re të syzeve të diellit të themeluesit të ‘Yeezy’. Anna më në fund është gati të heqë dorë nga fituesi i “Grammy” pasi ai bëri një sërë kërcënimesh kundër popullit hebre dhe më pas i dyfishoi në mënyrë agresive pasi iu dha mundësia për të kërkuar falje.

Një burim tha se:

Anna ka parë mjaftueshëm. Ajo e ka bërë shumë të qartë brenda “Vogue” se Kanye nuk është më pjesë e rrethit të brendshëm.

Është e paqartë saktësisht se çfarë do të thotë kjo në praktikë nëse, përshembull, faqja e internetit e “Vogue” thjesht nuk do të ketë imazhe nga shfaqjet e tij të modës por të paktën, duket sikur Kanye nuk do të jetë më i mirëpritur në Met Gala dhe ai nuk do të shfaqet më në kopertinën e revistës. Rikujtojmë, se edhe “Balenciaga” ka ndërprerë bashkëpunimet me West.

Rikujtojmë, se së fundmi prezantuesi dhe komediani i njohur amerikan, Howard Stern ka shprehur se Kanye West ngjason me Adolf Hitlerin pasi reperi bëri komente raciste ndaj hebrenjve muajin e kaluar. Këto deklarata komediani i bëri në emisionin e tij “The Howard Stern Show”.