Celebrities Gossip Showbiz

Pasi mbushi 50-vjeçe jeta e saj ndryshoi për mirë në çdo aspekt, modelja australiane tregon ‘sekretin’ e rinisë së përjetshme!

Elle MacPherson mbush 60-vjeçe vitin që vjen, por pamja e saj thjesht nuk njeh moshë. Supermodelja australiane ia atribuon bukurinë e saj ushqimit të duhur dhe plotësimit me vitamina natyrale. Përmes një postimi në Instagram, Elle ndau një intervistë të vjetër të saj në Megyn Kelly Today të NBC kur diskutonte dietën që ndiqte.

Kur mbusha 50-vjeçe nuk ndihesha shumë mirë dhe nuk dukesha shumë mirë. Vura re ndryshime në lëkurën, flokët dhe peshën time. Thjesht nuk ndihesha e frymëzuar, kisha dëshira për sheqer dhe probleme me tretjen. Shkova te dietologia ime dhe thashë dëgjo, diçka nuk është në rregull, duhet të rishikoj stilin tim të jetesës. Po merrja shumë vitamina sintetike, kështu që më sugjeroi një multivitaminë të fuqishme, prebiotikë dhe pluhur probiotik. Fillova ta merrja sepse isha e kequshqyer, nuk flija shumë dhe nuk po haja mjaftueshëm fruta dhe perime ndërsa po pija shumë kafe. 

Supermodelja tha se pasi qëndroi me këtë plan të ri ushqimor për një muaj dhe mori këtë multivitaminë natyrale, jeta e saj u transformua.

Unë pashë një ndryshim të tillë dhe shoku im tha: “çfarë po bën, dukesh e mrekullueshme?” dhe i thashë se po merrja këtë pluhur jeshil dhe më ka ndryshuar jetën.

Transformimi dramatik i Elle e çoi atë në fillimin e biznesit të saj të suplementeve natyrore dhe perandorisë së mirëqenies, WellCo.