Celebrities Gossip Showbiz

Paska pritur fejesën që të ndërrmerrte këtë hap, Britney Spears nuk heq dorë nga dramat!

Para disa ditësh, ylli i popit, Britney Spears zbuloi lajmin e lumtur përmes rrjetit social Instagram, se ishte fejuar me të dashurin e saj Sam Asghari, teksa tregonte unazën e fejesës me diamant. Të shumtë kanë qenë të famshmit të cilët nuk kanë ngurruar t’i urojnë dhe t’i japin bekimet çiftit më të ri të zyrtarizuar. Ndër ta ka qenë edhe ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander, i cili e uroi yllin e muzikës pas lajmeve të fejesës së saj me aktorin Sam Asghari.

Menjëherë pas këtij lajmi të gëzueshëm, Britney ka habitur me veprimin e saj teksa ka fshirë llogarinë në Instagram. Një burim pranë këngëtares u shpreh se ishte vendimi i saj për të fshirë llogarinë dhe se ka qenë diçka që ajo donte ta bënte për një kohë të gjatë.

Rikujtojmë se, një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur me rastin e Britney-t. Pas kontrollit 13-vjeçar, babai i saj, Jamie Spears paraqiti kërkesën që i jep fund kujdestarisë ligjore mbi asetet e së bijës. Duke theksuar se dëshiron më të mirën për vajzën, në dokumentin e depozituar në gjykatë e të cituar nga mediat amerikane, Jamie Spears u shpreh se:

Nëse Britney dëshiron t’i japë fund kujdestarisë e mendon se mund të marrë kontrollin e jetës së saj, është e drejtë që të ketë një shans.

Ndërkaq, ikona e muzikës pop zuri vendin e parë në sondazhin e këtij viti të lexuesve të “TIME100”. Në sondazhin për listën vjetore të njerëzve më me ndikim në botë, Britney mori 1.8 milionë vota. Sakaq, trashëgimtarja e famshme Paris Hilton së fundmi është tronditur dhe ka reaguar në lidhje më të gjithë dramën e jetës së shoqes së ngushtë, ku i ati i saj më në fund vendosi të ndërpresë kujdestarinë 13-vjeçare të vajzës së tij.