Celebrities Showbiz

Britney Spears shpall fejesën e saj me Sam Asghari pas gati pesë vitesh së bashku!

Ylli i popit, zbuloi ditën e dielë lajmin e lumtur përmes rrjetit social Instagram, e cila shfaqet në video së bashku me të fejuarin e saj Sam Asghari, ku tregon unazën e fejesës me diamant. Spears shkroi:

Nuk mund ta besoj!

Sam dhe Britney u njohën për herë të parë në tetor të vitit 2016, kur ajo xhiroi klipin e këngës së saj “Slumber Party”. Menaxheri i Samit, Brandon Cohen e konfirmoi lajmin përmes një deklarate, menjëherë pasi dy të dashuruarit postuan në llogaritë e tyre në Instagram. Çifti e bëri zyrtare lidhjen e tyre të konsoliduar prej kohësh, dhe janë shumë të prekur nga mbështetja dhe dashuria e shprehur ndaj tyre. Ai tha se unaza e Spears ishte projektuar nga “N.Y.C.” nga argjendari Roman Malayev.

Sam e ndau gjithashtu lajmin në llogarinë e tij në Instagram me një foto duke u puthur me Britney, e cila tregon gishtin e saj të unazës.  Ai ndau një postim në Insta Story duke lajmëruar ndjekësit, ku shkruan:

Lajmi më i madh. Mezi pres të ndahet.

Shoqja e Britney, Paris Hilton ishte një ndër të parat që e uroi në komente. Ajo e uroi me fjalët:

Urime dashuri! Shumë e lumtur për ju! Mirë se erdhe në klub!

Të premten, Sam befasoi fansat e Britney kur  postoi në Insta Story-n e tij dy fotografi nga afër të një unaze diamanti. Fotografia e dytë i dha një pamje të qartë pjesës së brendshme të gurit, ku ishte gdhendur emri me të cilin përkëdhel Sam Britney-n, “Lioness”. Sidoqoftë, imazhet u fshinë shpejt dhe ai pretendoi se llogaria e tij ishte hakuar dhe se fotografitë ishin Photoshop. Unaza që Britney tregoi në postimin e Sam, duket se ishte identike me atë në fotot që ai pretendonte se nuk i kishte postuar vetë.

Sipas Ajay Anand nga tregu i diamanteve “RareCarat.com”, unaza e këngëtares duket të jetë një diamant prej 3.5 karatësh me prerje të rrumbullakët, e cila do të kushtonte afërsisht $ 70 mijë. Unaza kishte një model diamanti me katër kënde, një unazë kaq elegante dhe me shkëlqim. Megjithëse një unazë prej 70 mijë dollarësh është disa herë më e lartë se ajo që paguan mesatarja amerikane për një unazë fejese, kjo unazë është më e vogël se shumë nga shumat marramëndëse të të famshmëve të pasur që shpesh shpenzojnë për unaza diamanti.

Në fillim të këtij muaji, Asghari bëri bujë kur u pa duke parë për unaza në një dyqan Cartier në Beverly Hills. Një burim i tha mediave se Asghari  dëshiron ti bëjë Britney-n një propozim shumë të veçantë dhe kuptimplotë kur të jetë koha e duhur. Burimi shtoi se këngëtarja shpreson të krijojë një familje me Sam. Ai tha se, Asghari ëndërron që një ditë të bëhet baba dhe Britney gjithmonë ka dashur të ketë shumë fëmijë.

Pasi u takua me Sam në klipin e saj të “Slumber Party”, Britney e bëri lidhjen e tyre zyrtare në janar të vitit 2017, ku postoi një fotografi të tyre duke konsumar darkën në natën e Vitit të Ri. Në shkurt të vitit 2018, Britney festoi pak më shumë se një vit me të dashurin e saj në një postim në Instagram. Ajo shkruan se:

Unë jam me këtë njeri për më shumë se një vit. Çdo ditë ai më frymëzon të jem një person më i mirë dhe kjo më bën të ndihem vajza më me fat në botë!

Ndjekësit kanë aluduar për fejesën e tyre të paktën që nga vera e vitit 2019. Në korrik të atij viti, Britney dhe Sam ishin bashkë në premierën e filmit të Quentin Tarantino “Once Upon A Time In Hollywood”, por vëzhguesit detajist vunë re se ajo mbante një unazë diamanti në dorën e majtë. Britney ka pasur probleme psikologjike dhe vizita e saj e parë me një psikolog erdhi pasi ajo refuzoi t’i dorëzonte fëmijët ish-burrit të saj Kevin Federline kur ai mori kujdestarinë e tyre.

Rikujtojmë se, Britney ka pasur një sërë marrëdhëniesh në jetën e saj, duke filluar me Justin Timberlake. Dyshja nisën një romancë pasi u takuan në “The Mickey Mouse Club” në vitet ’90. Ata konfirmuan romancën e tyre në vitin 1998 dhe u ndanë në vitin 2002. U përfol se Britney kishte tradhtuar Justin me koreografin e vallëzimit Wade Robson. Në vitin 2004 Britney u martua me Jason Alexander. Martesa e tyre zgjati vetëm 55 orë. Ylli i popit shpalli fejesën e saj me balerinin Kevin Federline po atë vit dhe u martuan në vitin 2004. Britney dhe Kevin mirëpritën djalin e tyre të parë Sean Preston në vitin 2005 dhe në vitin 2006 Britney lindi Jayden. Ata u divorcuan në vitin 2007 dhe po atë vit Britney u takua për pak kohë me producentin e muzikës J.R. Rotem. Më pas, Britney filloi një romancë me Sam në vitin 2016 pasi ata u takuan në xhirimet e videoklipit të saj të “Slumber Party”.

Rikujtojmë se, një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur me rastin e Britney Spears. Pas kontrollit 13-vjeçar, babai i saj, Jamie Spears paraqiti kërkesën që i jep fund kujdestarisë ligjore mbi asetet e së bijës. Duke theksuar se dëshiron më të mirën për vajzën, në dokumentin e depozituar në gjykatë e të cituar nga mediat amerikane, Jamie Spears shprehet se:

Nëse Britney dëshiron t’i japë fund kujdestarisë e mendon se mund të marrë kontrollin e jetës së saj, është e drejtë që të ketë një shans.