Celebrities Music

Paul McCartney thyen heshtjen, fajëson John Lennon për ndarjen e “The Beatles”!

Shumë fansa të grupit të famshëm “The Beatles”, ia vunë fajin vokalistit Paul McCartney kur grupi muzikor u shpërbë në vitin 1970. Megjithatë, më shumë se gjysmë shekulli më vonë, McCartney ka zbuluar se ishte në fakt, John Lennon ai që nxiti ndarjen e “The Beatles”. Në një intervistë të fundit, Paul është shprehur se:

John hyri në dhomë një ditë dhe tha: ”Po largohem nga Beatles“. Është mjaft emocionuese. Është më tepër si një divorc. Dhe pastaj na lanë ne që t’i bashkonim pjesët e mbetura.

McCartney tha se vendimi i Lennon për t’u larguar nga grupi u nxit nga ndjekja e tij për drejtësi sociale, bashkë me gruan e tij, Yoko Ono.

Çështja ishte se John ishte duke bërë një jetë të re me Yoko dhe ai donte që thjesht të jetonte në paqe.

McCartney e përshkroi ndarjen si periudhën më të vështirë të jetës dhe tha se mund të kishte imagjinuar që “The Beatles” të vazhdonte më gjatë nëse Lennon nuk do të kishte nxitur ndarjen.

Beatles po shkatërrohej dhe ky ishte grupi im, kjo ishte puna ime, kjo ishte jeta ime. Doja që të vazhdonte, mendova se po bënim gjëra mjaft të mira.

McCartney do të publikojë një libër me komente mbi tekstet e këngëve të tij muajin e ardhshëm, të redaktuar nga poeti irlandez Paul Muldoon, që përfshin edhe këngët të shkruara për “The Beatles”. Duket se kjo nuk është hera e parë që vokalisti përfshihet në letërsi. Më parë ai ka zbuluar dhe pasionin që ka për librat.

Paul ka publikuar dhe një libër për fëmijë që ka shumë figura ilustrative të cilat i ka punuar vetë ai. Artisti në atë kohë është shprehur se u frymëzua nga 8 nipërit dhe mbesat e tij të cilët e quajnë me humor “Grandude”.