Celebrities Sport

Peceta e Messit është nxjerrë në shitje dhe arsyeja është shokuese!

Messi ka qenë kryefjala e çdo medie këto javët e fundit, kjo prej largimit të tij nga skuadra e Barcelonës si dhe përlotja e tij gjatë konferencës së largimit.

Përveç mediave, ata që janë çmendur më shumë janë fansat e futbollistit, të cilët u trishtuan shumë pas lajmit që morën. Por duket se shumë shpejt kanë gjetur diçka për t’ja ngritur humorin.

Bëhet fjalë për pecetën me të cilën Messi fshiu lotët e tij gjatë konferencës, ku një fans e kishte marrë atë pasi lojtari e kishte lënë mbi tavolinë. Shumë pak minuta më pas, peceta ka dalë në shitje nga fansi me një çmim marramendës.
Një lajm i tillë u bë i ditur nga mediat spanjolle, ku zbuluan se çmimi për të cilin bëhet fjalë është 1 milion dollarë.
Madje ata i kanë bërë dhe një përshkrim produktit të cilin po shesin duke shkruar se peceta mbart një material gjenetik të Lionelit dhe se mund të përdoret në të ardhmen për ta klonuar atë.

Ka dhe një detaj të vogël ku thuhet se ajo është në gjendje të mirë, por pak e rrudhosur.