Pas transferimit të portierit James Trafford nga Burnley për 27 milionë euro, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka hyrë në histori si trajneri i parë që ka kaluar shifrën prej 2 miliardë eurosh në shpenzime totale për merkato, sipas të dhënave të Transfermarkt.
Shpenzimet e Guardiolës, që arrijnë në 2.02 miliardë euro, e vendosin atë dukshëm përpara rivalëve të tij më të afërt në këtë aspekt.
Pesë trajnerët me shpenzimet më të mëdha në histori janë:
-Pep Guardiola – 2.02 miliardë euro
-Diego Simeone – 1.31 miliardë euro
-Massimiliano Allegri – 1.2 miliardë euro
-Thomas Tuchel – 1.19 miliardë euro
-Antonio Conte – 1.16 miliardë euro
Shifra rekord përfshin periudhën e tij si trajner i Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester Cityt, ku Guardiola ka ndërtuar skuadra të suksesshme përmes investimeve të mëdha në merkato.