Celebrities Gossip Showbiz

Për Bora Zemanin bisedat e saj më të bukura i ka me…

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Prej fillimit të spektaklit “Dancing with the Stars”, i cili moderohet nga vetë Bora dhe moderatori i njohur Eno Popi, moderatorja ka qenë shumë e angazhuar me punën,  ama si nëna e një fëmije Bora arrin të gjejë kohën e nevojshme për t’ja përkushtuar djalit të saj, Arborit. E teksa sot, si një ditë e diel, duket se nënë e bir kanë kaluar shumë kohë së bashku duke biseduar e këtë Bora ka dashur ta ndajë me ne, duke postuar disa foto në Instagram, ku edhe shkruan:

Bisedat me te bukura ne bote!

Tashmë u bë pak kohë që kur Bora dhe Donaldi e kanë pranuar bashkimin e tyre publikisht dhe dihet se vazhdimisht postojnë fotot dhe video të njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Së fundmi Donaldi është angazhuar në një fushë tjetër përveç aktrimit, moderimit apo muzikës. Kohëve të fundit është angazhuar në arkitekturë, gjë të cilën Bora e zbuloi si  sekret të tij në puntatën e parë të “Më lër të flas”. Mesa duket Donaldi ka arritur që të realizojë një nga ëndrrat e tij në karrierë e për këtë Bora nuk ka ngurruar që ti japë mbështetjen e saj edhe publikisht dhe të tregojë se është shumë krenare për të.