Celebrities Gossip Showbiz

“Krenare për ty…”, Bora Zemani mbështet Donald Veshajn në hapin e tij të ri!

Tashmë u bë pak kohë që kur Bora dhe Donaldi e kanë pranuar bashkimin e tyre publikisht dhe dihet se vazhdimisht postojnë fotot dhe video të njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Së fundmi Donaldi është angazhuar në një fushë tjetër përveç aktrimit, moderimit apo muzikës. Kohëve të fundit është angazhuar në arkitekturë, gjë të cilën Bora e zbuloi si  sekret të tij në puntatën e parë të “Më lër të flas”. Mesa duket Donaldi ka arritur që të realizojë një nga ëndrrat e tij në karrierë e për këtë Bora nuk ka ngurruar që ti japë mbështetjen e saj edhe publikisht dhe të tregojë se është shumë krenare për të.

Krenare për ty 

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar nata e 7 e spektaklit “Dancing with the Stars”, i cili moderohet nga vetë Bora dhe moderatori i njohur Eno Popi. Mesa duket si çdo mbrëmje tjetër suporti nga ndjekësit për Borën duket se nuk ka munguar as mbrëmjen e djeshme, pasi adhuruesit janë kujdesur që përpara fillimit të spektaklit ta përkrahin dhe ti japin mbështjetjen e tyre. Këtë na e ka zbuluar vetë Bora me anë të një Instastory, ku ka postuar një buqetë me lule dhe një letër shumë motivuese për të. Në postim Bora shpreh gjithashtu falenderimet e saj.