Celebrities Gossip Showbiz

Për herë të parë Dojna Mema jep arsyen përse është shkëputur nga televizioni!

Dojna Mema është një ndër nga moderatoret me të mira shqiptare, e cila ka bërë disa emisione që publikut i kanë tërhequr vëmendjen. Dojnën kemi nje vit që nuk e shikojmë në televizion dhe arsyeja është që ajo u bë nënë dhe kohën e saj ia ka kushtuar djalit.

Nga një InstaStory ku Dojna kishte hedhur nje ask që fansat e saj të shpreheshin, njëri prej tyre i është drejtuar moderatores me pyetjen se kur do ta shohim në televizion. Ja si përgjigjet ajo.

Do të shihemi shumë shpejt, në një projekt që po e ndërtoj vetë që nga tulla e parë.

Mesa duket moderatorja është duke sjellë diçka të sajën të cilën po e ndëton nga fillimi. Ky InstaStory ka bërë kurioz fansat e saj të cilët janë duke e pritur me padurim se çfarë projekti po sjell moderatorja.

Para se Dojna të lindte dhe të shkëputej nga televizioni, ajo ka prezantuar Big Brother FanClub 1, një program ku shkonin ish-banorët e eleminuar për të dhënë intervistat e tyre të para, por edhe familjarë dhe miq të banorëve për të dhënë detaje ekskluzive në intervistat e tyre, por edhe rrëfimë dhe opinione të sinqerta.