Celebrities Showbiz

Për ju që nuk dini të gatuani ‘merrni shembullin’ e Dua Lipa-s…

Fansat e Dua Lipa-s kanë vënë re një gabim që këngëtarja ka bërë teksa ka ‘gatuar’ karkaleca gjatë një feste. Artistja e hitit “New Rules”, ka postuar një video ku qëndronte mbi një skarë duke treguar aftësitë e saj në gatim.

Me një pjatë me misër tashmë të gatuar, Dua u pa duke mbajtur një palë darë kuzhine ndërsa i rrotullonte karkalecat në skarë. Megjithatë, fansat ishin të shpejtë për të vënë re se diçka nuk shkonte. Ata filluan të komentonin se videoja ishte ‘inskenuar’ keq vetëm për Instagram dhe se ‘skara nuk ishte as e ndezur’.

As nuk duket sikur ka zjarr nën të. Ata vërtet mund ta kishin vënë në skenë më mirë.

Të rrotullosh një karkalec që as nuk gatuhet, çmenduri.

Skara nuk është as e ndezur!

Videoja vjen pasi Dua hodhi hapin e radhës në lidhjen e saj me Romain Gavras teksa e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë në Ibiza gjatë kësaj jave. Ajo dhe i dashuri i saj, 42 vjeçar, shijuan një darkë nën dritën e hënës në restorantin “Juntos House”, ku atyre iu bashkuan nëna e Dua-s, Anesa dhe babai Dukagjin.