Celebrities Gossip Showbiz

Për këngëtaren braziliane Anitta operacionet plastike janë njësoj si të ndryshosh flokët!

Këngëtares së njohur braziliane Anitta gjithmonë i ka pëlqyer transformimi. Ylli me famë botërore foli së fundmi për ndërhyrjen në hundë, nofull dhe zmadhimin e gjoksit. 29-vjeçarja tha për ‘WSJ’ se:

Nuk ka të bëjë me faktin që nuk jam e kënaqur me veten. Për mua është njësoj si të ndryshoj flokët. Edhe nëse rezultati nuk është mirë, ose siç e prisja, përsëri më pëlqen procesi. Më pëlqen adrenalina.

Madje, Anitta i ka përdorur operacionet si një frymëzim për muzikën e saj. Artistja shfaqi veten e saj para transformimeve në kopertinën e albumit të saj ‘Versions of Me’, duke simbolizuar ndryshimet e shumta që ajo ka pasur gjatë viteve.

Rikujtojmë, se pas një operacioni për endometriozën, këngëtarja braziliane ka ndarë publikisht përvojën e saj. Ajo po inkurajon vajzat dhe gratë e tjera që të flasin hapur për betejat e tyre me endometriozën, një gjendje e vështirë për t’u diagnostikuar që mund të jetë e dhimbshme dhe traumatike për miliona gra në të gjithë botën.

Anitta ndau një postim në Instagram, me një sërë fotosh para dhe pas operacionit, ku shihej e buzëqeshur përkrah mjekëve, infermierëve, familjes dhe të dashurit të saj. Pasi vuajti për vite të tëra dhimbje dhe duke mos ditur shkakun apo arsyen, Anitta më në fund u diagnostikua me endometriozë. Ajo e planifikoi operacionin e saj menjëherë pas përfundimit të turneut të saj.