Showbiz

Pse Amanda Seyfried i ka thënë JO operacioneve plastike?

Amanda Seyfried ka folur hapur për qëndrimin e saj kundër ndërhyrjeve estetike, duke theksuar se nuk ka asnjë plan t’i nënshtrohet operacioneve plastike.

Në një intervistë për “Who What Wear”, aktorja zbuloi rutinën e saj të kujdesit dhe marrëdhënien e ndërlikuar me Botox-in.

Kam një dermatologe fantastike që më tha se gjithçka që do të më bënte ishte të vendoste Botox në të njëjtin vend për gjithë jetën

-tha aktorja, duke treguar një pikë specifike në ballë.

Seyfried kujtoi se në fillim të vitit ishte detyruar të hiqte dorë plotësisht nga Botox-i dhe grimi për rolin e Ann Lee në filmin “The Testament of Ann Lee”. Sipas saj, për një aktore kjo ishte një sakrificë e madhe, por e nevojshme.

Unë jam aktore, kjo është puna që dua. Dhe për gjërat që dua, mund të sakrifikoj. Çdo ditë xhirimesh ishte argëtuese

-u shpreh ajo.

Aktorja tregoi edhe se regjisorja Mona Fastvold vendosi rregulla strikte “pa grim” gjatë xhirimeve.

Nuk munda të bëja Botox për një vit. Ishte e vështirë. Kur e provova herën e parë mendova ‘Kjo është fantastike’. Por pastaj gjithçka u rikthye natyrshëm, dhe kjo ishte absolutisht e domosdoshme për rolin

-tha Seyfried për People.

Ajo theksoi se natyraliteti po i jep më shumë liri në aktrim dhe se sot ndihet më e sigurt se kurrë pa ndërhyrje estetike.