Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Për koleksionin e ri të SKIMS, Kim Kardashian pozon ‘topless’!

Marka “SKIMS” e Kim Kardashian ka marrë vëmendjen e të gjithëve me reklamat e saj së fundmi. Marka e veshjeve ka publikuar një foto retro dimërore në botën e çudirave. Pamja e revistës vintage të kujton reklamat klasike të “Lange Ski” si në stil ashtu edhe në përmbajtje.

Në foton e parë, Kim është në një kopertinë reviste me një paruke bionde dhe pizhame mëndafshi ngjyrë gri por ‘topless’ dhe vetëm një palë patina të varura në qafë për të mbuluar gjoksin e saj.

Në fakt, Kim shfaqet në të tre kopertinat e revistave. Në kopertinën e dytë, ylli i “The Kardashians” ka veshur një pulovër të bardhë me mëngë të shkurtra me një shall të bardhë të mbështjellë rreth qafës dhe që fluturon pas saj. Ajo e kombinoi shallin me çizme të bardha teksa ishte ulur në një makinë garash të vogël të kuqe për fëmijë.

Në kopertinën e tretë, nëna e katër fëmijëve është e veshur me trupore të kuqe dhe çizme skish të kuqe. Kim gjithashtu ndau një pamje nga prapaskenat e linjës së saj të festave të “SKIMS” në video të postuara në rrjetin social Instagram.

Nga ana tjetër vlen të theksohet gjithashtu se edhe Kendall Jenner zgjodhi që së fundmi të pozonte nudo për markën e re të veshjeve. Modelja ka “revolucionarizuar” Instagramin me fushatën e saj të fundit reklamuese me markën Jacquemus, e cila prezantoi koleksionin e saj të ri, ‘Guirlande’. Për momentin kanë treguar vetëm një pjesë të vogël, ku shihet Kendall totalisht e zhveshur, në kurriz dhe e rrethuar me dritat e pemës së Krishtlindjesh.