Love & Sex

Për sa kohë duhet të flasësh me dikë para takimit të parë?

Kur ndërton një raport nëpërmjet shkëmbimit të mesazheve, mund të duket intimiduese kur të takoheni ballë për ballë. Pasi ekziston dyshimi se personi me të cilin flisni mund të mos jetë ashtu siç ju është dukur nga ekrani i telefonit. Nuk ka një përgjigje ekzakte se për sa kohë ju duhet të shkëmbeni mesazhe para se të dilni në takimin e parë, por e mira do të ishte të njiheshit pak paraprakisht.

Kur fillon shkëmbeni mesazhe, provoni taktikën e të marrit gjërat ngadalë dhe të njohurit mirë personit përpara se të hidhni hapin e parë për një takim. Mund të ndodhi, ose që biseda të vijojë mjaft mirë, ose të mos ju pëlqejë që në fillim.

Sipas terapistes së familjes dhe martesës, Anita Chlipala mund të flisni nëpërmjet telefonit dy ose tre ditë para se të takoheni, për tu ndjerë të sigurt, por jo të konsumoni çdo bisedë, pasi nuk do të keni çfarë të flisni kur të jeni përballë njëri-tjetrit.

Mund të dëshironi ta takoni sa më shpejt të jetë e mundur, pasi keni shumë kimi në shkëmbimin e mesazheve, por kur i takoni nuk ju tërheqin fare.

Ekspertja e takimeve dhe lidhjeve Damona Hoffman, shprehet se kur kalon nga faza e të folurit me mesazhe në takimin e parë duhet të ndodhi sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo ndodh pasi nëpërmjet mesazheve krijohet një ndjesi joreale e intimitetit, që mund t’ju çojë në dhënien e disa informacioneve që nuk duhet ti jepni, pasi keni guxim të thoni gjëra që nuk mund t’i thoni në sy.

Për çfarë mund të flisni para se të takoheni?

Nëse kohëzgjatja e të folurit me mesazhe është më pak se një javë, sipas ekspertes së takimeve online, Julie Spira sugjeron ta limitoni bisedën duke folur vetëm për rutinën dhe shkëmbimin e pasioneve dhe interesat tuaja të përbashkëta.

Të flasësh për muzikën që dëgjojnë, çfarë kanë studiuar në shkollë, ose vendet e preferuar që frekuentojnë mund të jenë disa nga temat që mund të diskutoni. Mund t’i pyesni dhe si kanë kaluar ditën, pasi tregon interes.

Spira paralajmëron se gjërat nuk duhet të bëhen shumë intime nëpërmjet mesazheve.

Nuk mund ta njohësh si është dikush në të vërtetë vetëm me anë të mesazheve. Kështu që, në vend të interesuarit për historinë e tyre të jetës, përdoreni si një mjet flirtues për të dërguar një mesazh ku i uroni një mëngjes dhe natën e mirë, por jo ta zëvëndësoni me kiminë fizike dhe bisedat ku mund t’ju hapni zemrën që ndodhin në takime.

Në fund të fundit, as ju nuk do të donit ti tregoni shumë një personi që nuk keni kimi në person.