Celebrities Gossip Showbiz

Në mes të detit, Dafina Zeqiri publikon foto me të dashurin e saj!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina Zeqiri ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Prej disa ditësh Dafina ka treguar se po shijon pushimet e saj në Greqi e mes shumë postimesh ditën e sotme këngëtarja ka tërhequr akoma më shumë vëmendjen. Kjo për shkak të një fotoje të postuar me të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji, ku duken shtrirë së bashku në një jaht në mes të detit.

Dafina ka qenë në vëmendje të mediave, pasi ish-menaxheri i saj, Drin Zatriqi ka hedhur në gjyq këngëtaren për shkak të disa fyerje dhe shpifjeve publike që këngëtarja ka bërë kundrejt tij rreth një vit më parë. Dafina ka bërë disa postime në profilin e saj në “Twitter”, përmes të cilave ka përdorur fjalë të rënda ndaj tij. Këto janë ofendimet dhe shpifjet që artistja e njohur ka bërë ndaj ish-menaxherit të saj dhe për këtë arsye Drini kërkon një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh, për dëmtim të reputacionit.