Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

Për të gjithë ata që duan të vijnë erë proshutë ka një zgjidhje, del në treg parfumi i rrallë!

Një kompani amerikane ka nxjerrë në treg një parfum që mban aromë të pazakontë, atë të proshutës. Wright N°100 është prodhuar për të festuar 100-vjetorin e kompanisë dhe kushton rreth 20 dollarë në faqen e internetit Wright100.com. Parfumi është për të dyja gjinitë dhe është krijuar në bashkëpunim me Ann Gottlieb, e cila ka bërë edhe parfume për klientë si Britney Spears, Victoria’s Secret dhe Calvin Klein. Përveç aromës së proshutës, parfumi ka edhe aromë molle dhe druri.

Dëshironi të zbuloni aroma të reja? Jepuni 10 parfumeve të famshme në TikTok një shans për t’i provuar! Dikur moda lindte në rrugë, sot ‘lind’ në rrjetet sociale. Kjo është arsyeja pse, nëse jeni adhurues i parfumeve, me siguri e keni humbur mendjen, ashtu si ne, për hashtag-un #parfumeTok në TikTok, që tregon më të mirat e më të mirëve të parfumerisë në internet.

Videot e shpejta dhe shpesh të xhiruara në ritmin e muzikës na tërheqin vëmendjen duke na shfaqur parfume të të gjitha llojeve që në një kohë të shkurtër bëhen objekte të vërteta dëshire. Ndër të domosdoshmet që shihen në TikTok padyshim që spikasin parfumet e shtrenjta, ato unisex dhe ato me dizajn minimal me kosto të ulët. Njihuni ndërkaq me 10 parfumet më të famshme në TikTok.

Gjetja e një arome të duhur nga firma juaj e preferuar mund të jetë mjaft e vështirë. Me atë që duket si një numër i pafund aromash si për burrat ashtu edhe për gratë në treg, mund të jetë sfiduese të zgjedhësh vetëm një për ta provuar. Megjithatë, gjetja e aromës së duhur është një detyrë që jep një shpërblim të lartë duke pasur parasysh se aroma perfekte mund të sjellë një buzëqeshje në fytyrën e dikujt, të rrisë besimin dhe një mori emocionesh të tjera pozitive.