Nga stuhia mbrëmjen e së martës çatia e katit të fundit e një pallati 12-katësh, e ndërtuar me dru, është shkatërruar duke krijuar kështu probleme për 4 familje të katit të 12, duke i lënë ata pa mbulesë.
Pas bërjes publike të këtij shqetësimi kanë shkuar sot punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë së Sarandës, nga ku na njoftojnë se: Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Sarandës u paraqit në pallatin ku ishte dëmtuar rëndë çatia e katit të fundit të pallatit 12 katësh nga stuhia e mbrëmjes së të martës. Nga verifikimi në terren u konstatua se objekti, ndërtim i hershëm nuk është i pajisur me çertifikatë pronësie dhe banorët e dëmtuar posedonin vetëm kontratën e porosisë lidhur midis ndërtuesit Shpëtim Boçi dhe palës blerëse. Nga situata në vend u pa se gjysma e çatisë ishte prishur tërësisht, por edhe pjesa tjetër ka pësuar dëmtime të rënda”.
Pas sugjerimit të situatës së këtij pallati tek autoritetet në bashki, janë këta të fundit se çfarë do të bëhet në rastin konkret.