Të pasurit aromë të mirë është thelbësore, rrit vetëvlerësimin dhe vetëbesimin tonë. Thënë kështu, ne shpesh vendosim parfum pasi të dalim nga shtëpia, por gjatë gjithë ditës, aroma e parfumit mund të zbehet.
Por, për fat mirë një truk viral ju tregon se çfarë të bëni për të qëndruar parfumi gjatë gjithë ditës. Videoja është publikuar nga një përdoruese në TikTok.
Fillimisht duhet të merrni një kuti të vogël me vazelinë dhe ta shkrini substancën me ujë të vluar. Pasi të jetë shkrirë substanca, spërkateni me parfumin tuaj të preferuar. Të njëjtën kuti vendoseni në frigorifer, për ta ngrirë atë përzierje.
Për ta përdorur, aplikojeni vazelinën e përzier në qafë dhe në kyçet e dorës. Kjo përzierje është një zgjidhje që parfumi të qëndrojë gjatë tërë ditës.
Kliko këtu për të parë videon!
Për shumë njerëz parfumet janë shumë të rëndësishme, e sidomos për vajzat pasi është një ndër produktet që nuk mungon asnjëherë në çantë. Aroma e parfumit është e parezistueshme dhe të gjithë dëshirojnë që era e tij të zgjasë për gjithë ditën. Ndodh që edhe pse shpenzojmë shuma të mëdha parash, aroma zhduket pas disa orësh. Kjo nuk ndodh për faj të cilësisë së parfumit, por për shkak të mënyrës së gabuar që e hedhim. Kliko këtu për të zbuluar disa sekrete që duhet të dini për parfumet!